Mjeku Pipero flet me optimizëm për pushimet verore: “Plazhet do i shijojmë këtë vit, por…”

Mjeku i njohur infeksionist, Pëllumb Pipero, ka folur me nota optimiste për pushimet verore. Ai ka thënë në një lidhje me Report Tv se turizmi vendas do të jetë maksimal dhe se plazhet do të shijohen.

Por Pipero ka shtuar se qytetarët do duhen të respektojnë protokollet që do vendosen për të parandaluar rrezikun e krijimit të vatrave të reja me koronavirus.

“Jam optimist se do të jemi të lirshëm për të shijuar pushimet, nuk e di sa do hapen kufijtë pasi kjo nuk varet vetëm nga ne, por turizmi vendas do të jetë maksimalisht i angazhuar duke ruajtur disa norma të rëndësishme të shmangies apo kujdesit për të mos lejuar përhapjen e virusit.

Ndoshta mund të linde nevoja e një pasaporte shëndetësore, por kam bindjen se plazhet tona ne do i shijojmë këtë vit duke pasur pak më shumë kujdes”, u shpreh Pipero.

Ju mund të pëlqeni dhe këto