Merret vendimi, ja kur do të hapet sezoni turistik dhe masat e rrepta që do ndiqen nga pushuesit

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Kornelia Ferizaj, ka zbuluar se kur do të bëhet hapja e sezonit turistik dhe masat që duhen zbatuar.

Ajo ka thënë se hapja e plazheve do të bëhet në fund të muajit maj në kushte të rrepta që do të vendosen. Kështu, distanca mes çadrave në plazhe do të jetë 3.5 metra larg.

E njëjta distancë do të ruhet edhe në ujë nga pushuesit. Për të kontrolluar zbatimin e masave do të ketë vrojtues plazhi. Ndërkaq, nuk do ketë vetëshërbim në hotele dhe temperaturave e klientëve do të matet në mëngjes dhe në darkë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto