Me vajzën e tij duke buzëqeshur, polici kosovar jep mesazhin emocionues: “Lindi shpresa”

 

20 vjetori i Policisë së Kosovës ka sjellë shumë dedikime në rrjetet sociale. Një polic nga Kaçaniku, Ardian Berisha, ka bërë një postim emocionues.

Ai ka publikuar një foto me vajzën e tij ku po buzëqeshin të dy, ndërsa ka dhënë një mesazh me rastin e këtij 20 vjetori.

“20 vite Krenari”

Sot 20 vite më parë, filloj lindja e shpresës për Ju dhe për Ne.

Ju jeni qytetari, ne jemi thirrja juaj.

Ju jeni kërkesa, ne jemi gatishmëria juaj.

Ju jeni sakrifica, ne jemi llogaridhënia juaj.

Ju jeni krenaria jonë , ne jemi shpresa juaj.

Ju jeni qytetari, ne jemi policia.

Sot 20 vite më parë u bë nisja e një rruge pa kthim, duke u përshëndetur me shpresë që të gjejmë kthimin në gjirin familjarë.

Urime 20 vjetori Polici dhe qytetarë !”, shkruan ai.

Burimi: Gazeta Express

Ju mund të pëlqeni dhe këto