“Më rri.hte vazhdimisht, donte ta hiqja fëmijën”, 21 vjeçarja e përlotur rrëfen dramën e jetës

Një histori e trishtë është rrëfyer nga një vajzë 21 vjeçare me origjinë nga Pogradeci sot në emisionin “Me zemër të hapur”.

E reja është shtatzanë nga lidhja që pati me një djalë, me të cilin u njoh në rrjetet sociale dhe brenda një periudhe të shkurtër u fejua.

I riu i sugjeroi vajzës që të jetonte me të në shtëpinë e prindërve të tij dhe ajo pranoi, por pa e ditur se mosmarrëveshjet dhe grindjet do bëheshin pjesë e përditshme e marrëdhënies së tyre.

Në studio, e reja ka treguar se ai e rrihte vazhdimisht atë dhe ndonëse e fali disa herë për shkak të mentalitetit, e la përfundimisht dhe u largua që aty. Por vajza më vonë mori vesh se ajo ishte shtatzanë dhe kur i tha të atit të fëmijës, ai e kërcënoi dhe i kërkoi ta abortonte atë.

Sot ajo po bën shumë sakrifica për të sjellë në jetë fëmijën e saj, ndërsa ka kërkuar që të ketë një ballafaqim me djalin dhe i ka kërkuar ndihmë shtetit.

Ju mund të pëlqeni dhe këto