“Më mirë në burg sesa kjo lloj jete”, shqiptari mbjell lëndë ilegale nga frika e kokës së ba.ndës

Në një kronikë të shkurtër të “CNN” është transmetuar jeta e një shqiptari që momentalisht jeton në Britaninë e Madhe dhe është detyruar të mbjelli kana.bis për të jetuar.

Ai shprehet se ka shkuar në Angli në mënyrë klandestine dhe pagoi shumë para për rrugën, ndaj tani është i detyruar të punojë me dr.ogë që të shlyejë borxhin që ka.

“Shumë vjet më herët, babai im pësoi një aksident. Kështu që unë isha i detyruar që të dërgoja para në shtëpi. Kam dërguar aq sa kam mundur. Kam dërguar aq shumë, saqë ndalja vetëm kur nuk kisha çfarë të çoja më.

Njoha dikë këtu që quhej Salam. Nëse i hyn kësaj rruge, nuk ka më alternativë tjetër. Duhet të merresh me këtë gjë. Nuk kam kushte, më duhet të paguaj borxhin, paratë që kam paguar për të ardhur këtu. Ndonjëherë mua ma vlen më tepër të jem në burg e të deportohem sesa në këtë lloj jete”, është shprehur i riu shqiptar.

Ai tha se pas tre muajsh, policia e arrestoi, por ata ishin sjellë shumë mirë me të. Megjithatë, shqiptari ka treguar se jeton me frikë gjithmonë.

“Policët që më arrestuan më qetësuan. Ata më shpjeguan mua rreth skllavërisë moderne”, tha ai. Por shqiptari ka gjithmonë frikë se nëse kthehet në Shqipëri, bosi i tij i drogës do të hakmerret që bashkëpunoi me policinë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto