“Më flasin rrushi”, reagon për herë të parë Zogu i Tiranës pas burgosjes, zbulon si po i kalon ditët në qeli

Hermes Nikaj, i njohur ndryshe si “Zogu i Tiranës” ra në burg në muajin nëntor për shkak se u akuzua për shfrytëzim prostitucioni.

Pas burgosjes, Hermesi ka folur së fundmi me gazetaren e “Panorama Plus” në një lidhje telefonike, ku ka treguar si i ka kaluar këto 5 javë në burg.

Je ambientuar me burgun Hermes? Si janë zgjimet e tua në izolim, duke qenë se prej vitesh shijoje famën si reporter i emisioneve të ndjekura të mëngjesit?

Në momentin që po flasim, u shkëputa nga shokët që kam njohur këtu në Burgun 313, ku çunat janë duke u qethur dhe duke u larë. Ata janë të mirë dhe përkujdesen për mua, me pyesin shpesh me humor e shaka: “Si je rrushi?”

Burimi: Panorama.com

Ju mund të pëlqeni dhe këto