Flower
Flower

Mbyti gruan me duar, 53 vjeçarit nga Vlora i mbeten në fytyrë shenjat e thonjve të saj/ Video

Tre ditë më parë, opinioni publik u trondit nga një tjetër vrasje në familje, ku Teodor Lera, 53 vjeç, mbyti me duar gruan e tij, Eva Lerën.

U raportua se Teodori ishte i papunë dhe e rrihte vazhdimisht gruan e tij, e cila kishte qëndruar me të për hir të fëmijëve. Çifti kanë tre fëmijë, dy prej tyre jetojnë jashtë shtetit dhe një vajzë punon në Tiranë.

Pasi mbyti gruan me duar, Teodor Lera preu damarët me thikën që vrau gruan, por arriti që të mjekohej shpejt dhe ka dalë para organit të akuzës.

Në video më poshtë të siguruar nga “Lapsi.al”, shihet se 53 vjeçarit i kanë ngelur në fytyrë shenjat e thonjve të gruas, e cila është përpjekur për t’i shpëtuar mbytjes.

Ato më morën jetën”, është shprehur Lera referuar gruas dhe fëmijëve.

Ju mund të pëlqeni dhe këto