“Mbyllemi te dhoma, qajmë e pastaj vishemi prapë”, Najada Çomo rrëfen e prekur situatat kur pacienti humb jetën

Mjekja dhe kandidatja e PS për deputete, Najada Çomo, ka qenë mbrëmjen e djeshme e ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”. Ajo u cilësua nga fëmijët si një prej heroinave në luftën kundër Covid-19. Gjithashtu, fëmijët kanë dashur të dinë se si e përballon ajo humbjen e një pacienti.


Aron: Doktoreshë Najada, ju jeni një nga heroinat kryesore të luftës kundër koronavirusit dhe të gjithë të falenderojmë për jetët që keni shpëtuar. Sa herë jeni ndjerë sikur nuk mundeni ta bënit, sa herë jeni ndjerë të dobët dhe sa herë jeni ndjerë të prekur kur ka pasur humbje jete në spital?

Najada Çomo: Unë të falenderoj shumë për fjalët e mira që the për të gjithë doktorët që punojnë qoftë në spitalet Covid, qoftë në vende të tjera. Unë jam një nga ata, jo më e mirë prej tyre, por një nga ata. Si i përjetojmë ne momentet e këqija kur një njeri humb jetën? Me të thënë të vërtetën, ne mbyllemi të dhoma, qajmë, pastaj hapim derën, vishemi përsëri dhe shkojmë për të parë të sëmurët e tjerë, sepse ata që jetojnë duan medoemos t’i shërbesh dhe jo të qash. Sepse ose do qash, ose do i shërbesh pacientëve. Rruga që ka doktori është t’i mbyllë sytë, t’i harroj lotët dhe të vazhdojë t’i shërbejë personave të tjerë për t’u shëruar.

Ju mund të pëlqeni dhe këto