“Ma ke këputur shpirtin!”, e trishtë, ndërron jetë mamaja e Robert dhe Patris Berishës

Dy vëllezërit e njohur shqiptar, Robert dhe Patris Berisha, kanë humbur të ëmën e tyre. Teuta Berisha ka ndërruar jetë ditën e sotme.
Lajmin e hidhur e kanë bërë të ditur të dy vëllezërit, ku kanë bërë disa dedikime prekëse për të ëmën e tyre. “Mami jem më e mira…Ma ke këputur shpirtin, të pushoftë shpirti i qetë”, ka shkruar Patris Berisha në Facebook.
“Pusho e qetë mami jem per ty me shkru kom shum,po e la me kaq”, shkruan Roberti. Ende nuk dihet shkaku i vdekjes së nënës së Robertit dhe Patrisit.
Vite më parë Roberti ka treguar se e ëma e tij ka luftuar me sëmundjen e kancerit, por se ishte shëruar.