“Lidhja e errët e masakrës së tre personave në Elbasan me ngjarjen e 3 viteve më parë”, çfarë zbuloi Artan Hoxha

Së fundmi, gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka qenë i ftuar në emisionin “Repolitix” në Report Tv, prej nga ku ka zbuluar disa detaje mbi vrasjen e tre personave në mesnatën e 29 dhjetorit në Elbasan.

Sipas Hoxhës, një pjesë e grupit që kanë ekzekutuar viktimat dyshohet se janë shtetas të huaj.

“Dyshohet se ka edhe persona të huaj në grupin e ekzekutorëve. Po shikohen të gjithë personat e huaj të dyshuar që kanë hyrë në Shqipëri për të shkuar më pas të porositësit. Policia ka shkuar me shumë vonesë në vendin e ngjarjes, 15-20 minuta me vonesë. Policia e mori informacion 2 minuta, pasi ndodhi ngjarja, por arriti me vonesë dhe u justifikua me trafikun”, është shprehur Hoxha.

Po ashtu, gazetari ka thënë se masakra e fundit ku mbetën të vrarë Endrit Alibej që ishte shënjestra, xhaxhai i tij, Arben Dylgjeri dhe shtetasi turk, Erdal Durunay, ka lidhje me ngjarjen që ndodhi më 3 shkurt 2016, ku humbën jetë pot re persona, në mesin e tyre Eno Bedalli, që ishte 35 vjeç.

Erdal Durunay

“Në grupin që u godit në Itali në 2013 ka pasur shqiptarë, afrikanë dhe italianë, kokaina trafikohej nga Holanda në Itali. Dy masakrat e fundit i lidh masakra e 3 shkurtit të 2016 me 3 viktima dhe ngjarja e fundit me 3 të vrarë. Në operacionin e kryer në 2013 në Itali është një emër, Eno Bedalli, në atë kohë ka qenë 35 vjeç.
Bedalli është mes tre të vrarë në shkurt të 2016 me pjesëtarë të klanit Çapja. Përbërja e grupit që u godit në 2013 ka pasur shqiptarë në Elbasani, Peqini, Vlora, Puka, Kukësi, ka pasur trafik në disa shtete. Artan Begu është nga Vlora, dy vëllezërit Shahini nga Kukësi. Kjo është një nga pistat që prokuroria po heton. Problemi më i madh në lidhje me këtë ngjarje është fakti që zona ka qenë e errët”, u shpreh Hoxha.

Ju mund të pëlqeni dhe këto