Lajm i mirë për shqiptarët e Kosovës, ja si mund ta përfitojnë pasaportën shqiptare

Këshilli i Ministrave mbajti një mbledhje më 31 korrik ku u diskutuan dhe ndryshime në përfitimin e nënshtetësisë shqiptare.

Tashmë, këtë pasaportë mund ta marrin dhe ata që kanë origjinë shqiptare dhe mund ta vërtetojnë. Po ashtu, edhe të huajt që lindin në Shqipëri mund të pajisen me nënshtetësi shqiptare.

Edhe shtetasit kosovarë mund ta përfitojnë lehtësisht tashmë nënshtetësinë Në nenin 6 të projektligjit thuhet se:

1.Shtetësia shqiptare fitohet nga i huaji, të paralindurit e të cilit kanë origjinën shqiptare, me kusht që të provohet lidhja familjare në vijë të drejtë, deri në tri shkallë, e kërkuesit me të paralindurin.
2.Në këtë rast shtetasi paraqet kërkesë për fitimin e shtetësisë shqiptare në bazë të origjinës dhe plotëson kriteret e përcaktuara në shkronjat “dh” dhe “ë”, të pikës 1, të nenit 8, të këtij ligji.
3.Dokumentacioni i nevojshëm që provon origjinën shqiptare të kërkuesit përcaktohet me udhëzim të ministrit.

Ju mund të pëlqeni dhe këto