Ky stil jetese po u merr jetën dalëngadalë shqiptarëve

Duhanpirja, hipertensioni dhe diabeti janë faktorë kryesorë për sëmundjet e qarkullimit të gjakut, të cilat përbëjnë shkakun kryesor të vde.kjeve në popullsinë shqiptare.

Sipas INSTAT në botimin “Shqipëria në shifra 2018”, për  vitin  2018  prevalenca  për hipertensionin është 870 për 10 mijë banorë dhe për diabetin 274 për 10 mijë banorë.

Të dhënat e studimit demografik dhe shëndetësor  në  Shqipëri  (ADHS),  në periudhën 2017- 2018, tregojnë se 5,0 % e femrave dhe 36,0 % e meshkujve të moshës 15-49 vjeç ishin duhanpirës. Në vitin 2018, të dhënat e konsumit të alkoolit  tregojnë se më shumë se 1 në 4 femra (28,0 %) dhe 6 në 10 meshkuj(60,0 %), të moshës 15-49 vjeç kanë konsumuar alkool. Në  vitin  2018,  36,0  %  e  femrave dhe 14,0 % e meshkujve të moshës 15-49 vjeç kanë konsumuar  numrin e  rekomanduar të porcioneve ditore për konsumin e frutave.

Në vitin 2018 u vërejt se konsumi i rekomanduar i perimeve është i ulët si tek meshkujt dhe tek femrat, pavarësisht moshës, vendbanimit, nivelit të arsimimit apo pasurisë familjare (6,8 %  tek femrat dhe 2,6 % te meshkujt).

Shkaqet e vdekjeve

Numri i vdekjeve në vitin 2018 është 21.804 duke pësuar një rënie prej 1,9 %, krahasuar me një vit më parë. Në rastet gjithsej, 93,8 %  janë nga shkaqe  natyrale,  aksidentet  janë shkaku i dytë kryesor i vdekjeve të raportuara në vend i cili në harkun kohor të katër viteve është në shifra të njëjta.

Shpenzimet publike në shëndetësi

Shpenzimet  publike  në  sektorin  e shëndetësisë për vitin 2018 kanë qenë rreth  49 miliardë lekë.Për vitin 2018, këto shpenzime përbëjnë 10,3 % të shpenzimeve gjithsej dhe zënë një peshë prej 3,0 % në PBB-në gjithsej.  Krahasuar  me  vitin  2017, shpenzimet publike  në shëndetësi shprehur  si përqindje ndaj PBBsë kanë shënuar rritje prej   3,1 %, ndërkohë shpenzimet publike në  shëndetësi shprehur  si  përqindje ndaj shpenzimeve publike gjithsej, kanë shënuar rritje prej 4,7 %.

Burimi: Monitor

Ju mund të pëlqeni dhe këto