Kur duhet ta bëjnë vaksinën njerëzit që kanë qenë të infektuar me Covid? Tomini jep përgjigjen

Zv. ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini, ka treguar se si duhet të aplikohet vaksina anti-Covid tek personat që e kanë kaluar virusin.

Tomini është shprehur se tek personat që e kanë kaluar koronavirusin, rekomandohet që vaksina të bëhet pas 3 muajsh nga shfaqja e shenjave të para klinike të Covid-19.

“Thirrja për të aplikuar bëhet nga mjeku i familjes. I bëhet thirrje popullatës ose individëve edhe pse ka një skedar për të cilët ka historik. Pra i bëhet thirrje popullatës ose individëve nëse janë dakord për të aplikuar këto momente ose jo.

Duhet theksuar se brenda 3 muajve pas kalimit të shenjave klinike të Covid pavarësisht moshës nuk rekomandohet kryerja e vaksinës sepse individi në mënyrë natyrale ka antikorpe. Ndërkohë në periudhën 3-6 muaj është e rekomandueshme pavarësisht se sipas studimeve të pjesshme imuniteti natural mund të qëndrojë 6 deri në 8 muaj, sigurisht bëhet e rekomandueshme aplikimi i vaksinës”, u shpreh Tomini.

Ju mund të pëlqeni dhe këto