Kur do të hapet sezoni turistik në vend? Flet ministri Klosi

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi, ka qenë në një lidhje direkte së fundmi me emisionin “Opinion”, ku ka folur për nisjen e sezonit turistik.

Klosi është shprehur se sezoni nis në këtë periudhë, por nuk ka një datë fikse, sepse nuk ka patur asnjëherë.

“As ka patur as ka për të patur ndonjëherë një datë sezoni turistik. Sezoni turistik përgjithësisht fillon në këtë periudhë. Kemi qenë shumë mirë pasi Maji asnjëherë nuk është konsideruar sezon, tani e kemi konsideruar edhe Majin sezon. Sezoni do të nisë kur të ulet çarteri i parë me turistë të huaj, apo kur të hapet kufiri me Kosovën”, u shpreh Klosi.

Ju mund të pëlqeni dhe këto