“Kishte merak mos dashnorja e burrit e tradhëtonte”, historia e pazakontë

Dedektivia e njohur shqiptare, Shkënda Lila ishte e ftuar këtë pasdite tek “Rudina”, ku ka rrëfyer se rastet e tradhtisë që ajo duhet të investigojë janë shtuar në masë pas pandemisë. Shkënda tregoi se numri i meshkujve që shkojnë në zyrën e saj është dyfishuar pas bllokimit sepse dyshojnë se gratë e tyre po i tradhtojnë dhe shkas janë bërë telefonatat apo mesazhet që marrin.

Gjatë intervistës, dedektivia private tregoi një rast që e ka habitur. Një kliente i kërkoi të investigonin për të dashurën e burrit të cilën e njihte shumë mirë.

“Raste ka pafund tek unë 5 vite punë saqë nuk mund t’i mbaj dhe mend. Një rast që unë do përmendja është tani në fund pas Vitit të Ri, kam qeshur dhe e kam marrë me sportivitet në fakt. Ka qenë femër, shumë e shkolluar dhe e ditur dhe e dinte shumë mirë kush është dashnorja dhe më ka thënë që nuk dua të ndjek bashkëshortin, por dua të ndjek personin që shkon me burrin tim. E dinte me emër, mbiemër, adresë pune etj. Unë i kam thënë pse duhet ta dish ti se çfarë bën ajo?

E më tha dua ta di se do i them bashkëshortit ja kush është kjo që shkon ti sepse pretendonte se kjo kishte dhe marrëdhënie të tjera. Nuk ka ardhur për të investiguar burrin, por partneren që ka burri jashtë familjes. Mu duk një rast i çuditshëm në fakt, por unë e mora përsipër sepse këtë punë bëj dhe në finale i pasqyrova të gjithë të vërtetën, i thashë nuk ka njeri tjetër përveç bashkëshortit tënd. Ajo e dinte, vetëm kishte merakun që donte të debatonte me bashkëshortin dhe t’i thoshte që kjo nuk është vetëm me ty, por ka dhe të tjerë”, tregoi dedektivia.

Rudina Magjistari: Ky është një moment dëshpërimi besoj.

Shkënda Lili: Klientja ime kishte hallin më shumë tek lekët, kishte hall mos ia hante lekët që punonte gjithë ditën. Aty e kishte të gjithë merakun, nuk e kishte merakun që bashkëshorti kishte një partnere tjetër. Mos më hajë lekët e mia thoshte dhe kjo është e gjitha.

Ju mund të pëlqeni dhe këto