“Kishte filluar të vishej më mirë”, zbulohet shkaku pse Ardiani i mori jetën bashkëshortes së tij

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Durrës, pasi Ardian Kuka i mori jetën bashkëshortes së tij, Hasbije Kukës ditën e djeshme në banesën e tyre.

Viktima nuk mundi t’i mbijetonte goditjeve me thi.kë. Mëngjesin e sotëm, pasi u arratis, Ardiani u gjend i mbytur në det.

Në detajet e zbuluara, raportohet se 37 vjeçari punonte si shofer në OSHEE dhe këto kohët e fundit, edhe bashkëshortja e tij kishte nisur punën si edukatore në Durrës.

Pikërisht për këtë shkak, Ardiani ishte bërë shumë xheloz dhe mendonte se kur Hazbia shkonte në punë, ajo takonte të dashurin e saj, pasi kishte filluar të vishej më mirë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto