“Kishin frikë se do bëheshin vonë për shkollë”, rrëfehet babai që humbi dy djemtë pasi iu shtypën nga treni

Një ngjarje e rëndë ndodhi disa ditë më parë, ku dy vëllezër shqiptar, njëri 13 vjeç dhe tjetri 17 vjeç, kanë humbur jetën pasi u goditën nga treni në një qytet të Gjermanisë.

Babai i fëmijëve, Arif Arifaj, ka folur së fundmi për mediat. Ai ka falenderuar shqiptarët për përkrahjen, ndërsa ka treguar dhimbjen e madhe që po përjeton.

Vëllezërit Arifaj

 “Falemnderit të gjithë popullit shqiptarë për përkrahjen, gjithashtu falenderoj edhe RTK-në. Unë jam në Gjermani prej shumë viteve, atje krijova një familje prej tre antarësh. Si zakonisht, djemtë çdo mëngjes zgjoheshin në orën 06:30 për të vazhduar rrugën deri në shkollë. Unë si çdo tjetër mërgimtarë, të cilët shumica kanë ardhë për punë, prej vështirësive të okupatorit serb. Shoqja ime atë ditë i ka marrë fëmiët për të shkuar në shkollë, aty ku duhet të hypin në tren është hekurudhë, është edhe rruga në të cilën kalojnë automjetet.

Kanë qenë pak me vonesë që të arrijnë trenin me kohë, kanë ra në pengesat që të kalojnë automjetet, shoqja i ka lëshuar fëmijët nga vetura dhe duke parkuar veturën fëmijët janë mbledhur duke dashur të kalojnë, dhe zoti deshti që të mi marrë dy fëmijët e mi. Kanë tentu në atë shpejtësi, duke pasur frikën që do të ju ikë treni për shkollë dhe kanë parë trenin e ndalur dhe nuk ka tren tjetër që vjen dhe kanë tentuar të dalin. Në atë moment në anën tjetër ka ardhë një tren rajonal që ndalet vetëm në stacionet kryesore dhe në momëntin që kanë dal. Hasani është 7 vjeçar kurse Bleriani ka qenë 14 vjeçar. Kështu që treni me atë shpejtësinë e madhe i mori këta djemë, humbën jetën tragjikisht”, tha Arifi.

Ju mund të pëlqeni dhe këto