Flower
Flower

Kërkoi të takonte djalin që kishte 7 vite pa e parë, babai zbulon live në emision se ka dhe një vajzë

Një ngjarje e papritur ka ndodhur së fundmi në emisionin “Me zemër të hapur”, ku një burrë 36 vjeç nga Prishtina, Korab Mexhuni, doli për të kërkuar djalin e tij që ka 7 vite pa e parë.

Gjatë emisionit, Korabi tregoi historinë e tij pas divorcit nga bashkëshortja në 2012 për shkak të grindjeve të shumta dhe është shprehur se djali i tij që mbush në mars 9 vjeç, ka shtatë vite pa e parë.

Burri ka treguar se divorci ka ardhur për shkak se ish bashkëshortja shumë të ardhura që fitonte ia jepte familjes së saj pa dijeninë e tij dhe ajo jeton bashkë me djalin e tyre në Zvicër, ku i ka prerë të gjitha kontaktet.

Mirëpo, 36 vjeçari ka rrëfyer se në kohën e divorcit, ish bashkëshortja ishte shtatzanë me fëmijën e tyre të dytë, por ajo i kishte thënë atij se e abortoi.

Pasi u lidh me një tjetër burrë, gruaja ka lindur një vajzë, ndërsa përgjatë kësaj kohe, Korabi dyshonte se vajza ishte e tij. E dyshimet e burrit u vërtetuan në emision gjatë transmetimit live, pas rrëfimit të xhaxhait të ish bashkëshortes së tij.

 “Në dijeninë time, Korabi ka dy fëmijë, djalin dhe vajzën. Edhe vajza është e tij”, tha xhaxhai i ish-bashkëshortes i telefonuar në emision.

I riu nga Kosova kërkoi ndihmë që të fitojë atësinë e vajzës, si dhe të ketë marrëdhënie me dy fëmijët e tij.

Ju mund të pëlqeni dhe këto