Keqtrajtonte pjestarët e familjes, arrestohet 35 vjeçari në Gjirokastër

Një shtetas 35 vjeç me inicialet E.P, është arrestuar nga policia e Gjirokastrës. Ai është dënuar për “dhunë në familje”.

I akuzuari, banues në fshatin Zhulat të Gjirokastrës, është dënuar me 10 muaj burgim për këtë vepër penale.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër.

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër në bashkëpunim me Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim :

E.P., 35 vjeç, banues në fshatin Zhulat, Gjirokastër, pasi:

Gjykata e Apelit Gjirokastër e ka dënuar me 10 muaj burgim për veprën penale “Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130/a/1 të Kodit Penal.

Ju mund të pëlqeni dhe këto