Kejvina e dashura e Redjan Rrajës? Alibia që përdori Rraja në polici nxjerr zbuluar modelen

Pak më parë, u bë e ditur në media se modelja Kejvina Kthella është mbajtur më shumë se 10 orë në Prokurori, pasi është pyetur mbi lidhjen që ka me Redjan Rrajën. (lexo këtu).

Rraja është lënë në burg nga Gjykata, pasi iu caktua masa e sigurisë “arrest me burg”. Ai akuzohet se ka qenë pjesë e atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja të shtunën që lamë pas.

Ndërkaq, disa burime për “Dosja.al”, kanë bërë të ditur se modelja është marrë në pyetje mbi marrëdhënien që ka me të akuzuarin Redjan Rraja.

Shkak për këtë është bërë alibia që Rraja ka dhënë për hetuesit, kur u shpreh se nuk ka lidhje me këtë atentat pasi në ato momente ndodhej me të dashurën e tij.

 “Isha me të dashurën time atë ditë. Unë nuk kam lidhje me atentatin”, mësohet të ketë thënë Rraja.

Dëshmia e tij ka bërë që Kejvina të merret në pyetje nga prokuroria dhe asaj i është sekuestruar edhe celulari. Dëshmia e modeles nuk është bërë e ditur.

Burimi: Dosja.al

Ju mund të pëlqeni dhe këto