Ka plot 7 fëmijë, rrëfehet gruaja: Mendonin se isha në kërkim të një djali, por…

Ajlin është mama e 7 fëmijëve, e një djali dhe 6 vajzave. Së fundmi, ajo ka treguar historinë e saj përmes një lidhje me Skype me emisionin “ABC e mëngjesit”, ku ka treguar se për të lodhja nuk është pengesë.

“Të gjithë binjakë, përveç të voglës. Është një bekim nga Perëndia dhe nuk e kemi ndjerë lodhjen. Djalin e kam të parin dhe kam më pas gjashtë vajza. Të gjithë mendojnë se kam qenë në kërkim të një djali, por jo.

Duhet thjesht mirëkuptim. Të tjerët janë luks dhe jo lodhje. Ne jetojmë në Fierzë të Tropojës. Zakonisht kemi shumë impenjime në karrierë si unë dhe bashkëshorti. Ndodh që vajzat binjake flen bashkë dhe thonë mami do fle unë me ty, unë me ty. Po me rëndësi ka që zgjohemi bashkë”, rrëfeu Ajlin.

Ju mund të pëlqeni dhe këto