“Jo aq e lehtë sa e mendoja”, këngëtari shqiptar shërohet nga koronavirusi

Këngëtari shqiptar Valton Krasniqi bëri të ditur disa ditë më parë se ishte infektuar me koronavirus dhe ishte shtruar në spital.

Ai publikoi një foto i shtrirë në spital, ku tregoi se ishte nën kujdesin e mjekëve. Për fat të mirë, Valtoni ka zbuluar së fundmi se është shëruar nga koronavirusi.

“Përfundimisht u konfirmua se tashmë, covid-19, e kam mposhtë jam shum ma mire se qysh isha , jo aq lehtë sa e mendoja por megjithatë ia arrita.
Ju Falenminderoj nga zemra të gjithve për mesazhe qe me keni derguar dhe me keni dhën forcë.
Falënminderoj Zotin dhe mjekët dhe stafin e Klinikës infektive për kujdesin madh ndaj meje dhe përkushtimin për luftimin e virusit.
Uroj shërim të plotë për të gjithë të infektuarit, me dëshirat më të mira të mos ketë të infektuar më.
Me respekt Valton Krasniqi”, shkruan ai.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto