Jepet alarmi për temperaturat e larta, ja kush ishte muaji më i nxehtë në histori

Organizata Botërore e Meteorologjisë ka nxjerrë disa të dhëna alarmante. Duke u bazuar në studimet e saj, korriku ishte muaji më i nxehtë në historinë e njerëzimit.

Por edhe qershori nuk vjen pas, pasi do të mbahet mend si një tjetër muaj shumë i nxehtë. Ky alarm vjen nga sekretari i OKB, Antonio Guterres.

Ai ka bërë thirrje për një mobilizim të përgjithshëm që të zvogëlohen emetimet e gazrave përgjegjës për ndryshimin e klimës dhe regjistrimin e temperaturave kaq të larta.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto