“Ja dolëm të sheshonim kurbën”, mjeku i “Shefqet Ndroqi” tregon vuajtjet e pacientëve me koronavirus

Mjeku Perlat Kapisyzi ka ndarë një mesazh për të gjithë qytetarët pas mbylljes së spitalit Covid2. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka ndarë me ndjekësit mesazhin e drejtuesit të spitalit “Shefqet Ndroqi”, i cili shprehet se situata e pandemisë u përballua me sukses sepse personeli shëndetësor shërbeu me vetëmohim dhe dhembshuri.

Kapisyzi ka thënë se gjithashtu qëllimi ishte për sheshimin e kurbës dhe tha se u sheshua çdo e pavërtetë për vlerat morale të stafit mjekësor.

“Kontribuam me aq sa mundëm, por nga ana tjetër kontribuam për të sheshuar çdo të pavërtetë për vlerat morale të personelit shëndetësor. Dhe shpresoj që është një sheshim i plotë. Është e vërtetë që komuniteti duartrokiti për ne, por kur pandemia të marrë fund dhe ne duartrokasim për në rradhë të parë ato pacientë të cilët realisht kanë vuajtur por edhe na kanë besuar. Gjithashtu edhe për komunitetin i cili na duatrokiti, na mbështeti, na dha kurajo dhe shpresojmë që të na duartrokasë mbas Covid-it. Sepse ne kemi qënë, jemi ato që kemi qenë. Këto virtyte nuk u bënë për dy muaj”, tha Kapisyzi në mesazhin e tij.

Ju mund të pëlqeni dhe këto