Flower
Flower

Iu gjet lënda e fshehur në vesh, shokon 20 vjeçari: “Më detyruan shqiptarët”

Një 20 vjeçar nga Shqipëria u dënua me 30 muaj burgim në Mbretërinë e Bashkuar pasi u kap duke bërë transport të lëndëve narkotike.

Fillimisht, policia e ndaloi Klevis Drazhdin për përdorimin e dokumentacionit të falsifikuar në 19 janar, por më pas ata vunë re se i riu kishte fshehur një sasi kokaine brenda një pakoje në veshin e tij.

Pasi u mor në pyetje, Drazhi dëshmoi se mafia shqiptare e kishte detyruar atë që të shpërndante kokainë dhe se kishte hyrë ilegalisht në Angli duke u fshehur në pjesën e pasme të një kamioni.

Ai u dënua me 11 muaj burgim nga një gjykatë në Londër, por më 16 prill trupa e Gjykatës së Apelit ia rriti dënimin me 30 muaj.

Ju mund të pëlqeni dhe këto