“Ish bashkëshorti i mbante gratë, i rrihte dhe i nxirrte lakuriq”, gruaja bën rrëfimin shokues

Një histori shokuese është treguar ditën e djeshme në “Shihemi në gjyq” te e Diela shqiptare, ku zonja Deliko ka rrëfyer dhunën prej 15 vitesh që ushtronte ndaj saj ish bashkëshorti. Ajo ka thënë se banon në një kasolle afër ish bashkëshortit dhe ka kërkuar nga vajza e saj që ta ndihmojë pasi ndodhet mes katër rrugëve.

Eni Çobani: Ju çfarë dini për pjestimin e pasurisë që e fajësoni mamanë?

Blerta: Po e fajësoj sepse që ka arritur deri në këtë pikë është faji i saj. Babai i la një truall dhe një dhomë.

Eni Çobani: Kush ishte dhomë, ajo që qëndronin lopët edhe dhitë? Atë quan dhomë ti?

Blerta: Po një kasolle. Të lutem zonja Eni.

Eni Çobani: Nëna jote i ka lëshuar shtëpinë 2-katëshe babait tënd dhe nëna me 4 fëmijë nga kjo drejtësi shqiptare është futur në kasollen e lopëve.

Blerta: Po!

Eni Çobani: Ju vazhdoni dhe jeni ngjitur me Rahmanin?

Deliko: Zonja Eni ne kemi një mur ndarës. Nuk kisha ku të veja me 4 fëmijë.

Deliko: Zonja Eni ai vjen fle me bashkëjetuesen aty tek unë. Djali fle me nusen në një dhomë ai tek dhoma tjetër.

Eni Çobani: Aty tek ti? Domethënë e ka vazhduar jetën Rahmani ka marrë grua tjetër?

Deliko: Ai Rahmani ka marrë mbi 50 gra, i mbante nga dy muaj, i rrihte, i torturonte, i nxirrte dhe lakuriq, ka pasur raste që kjo ju ka dhënë rroba që i vishinin dhe iknin. Nga torturat ato iknin. Tani ka marrë një tjetër, po e ka veshur me shami atë, edhe vjen fle aty tek shtëpia ime, shtëpinë e tij e lë bosh.

Eni Çobani: Pa fjalë!

Ish-bashkëshorti i zonjës Deliko, Rahmani ndërhyn në studio përmes lidhjes telefonike. Ai mohon të gjitha akuzat dhe refuzon që ta ketë dhunuar ish-gruan. Rahmani tregon se është në gjyq me Delikon, sepse ajo ka shkatërruar sende nga shtëpia e tij, por gjithashtu e akuzon se ka dhunuar atë dhe bashkëjetuesen e tij aktuale.

Rahman: Unë jam divorcuar dhe divorcin e kërkoi Deliko. Në vitin 2003, a diçka e tillë, ka ndarë dhe pasurinë ashtu siç e deshi ajo dhe u kam dhënë pension fëmijëve. Kam 6 fëmijë unë, se kam dhe dy të tjerë, por dhe këtyre të katërve ju kam dhënë pension sipas ligjit. Përsa i përket kësaj që i kam ushtruar dhunë, për sa i përket viteve kur ishim të martuar, pse s’u ankua ajo zonja. Dhe ajo zonja meqë unë kam ushtruar dhunë për 15 vite sa ishim të martuar dhe 20 vite sa ishim të divorcuar, sot u kujtua kjo, apo sot kërkon të më shkatërrojë me çdo kusht. Jam në proces gjyqësor, se është ajo me gruan time, me bashkëshorten time.

Eni Çobani: Pra dy gra që zihen për ju?

Rahaman: Jo nuk zihen për mua.

Eni Çobani: Për çfarë zihen?

Rahaman: Për veten e vetë. Dhe unë në gjyq jam për shkelje të urdhrit të mbrojtjes se ajo më ka shkatërruar disa gjëra, më ka ushtruar një dhunë psikologjike.

Zonja Eni Çobani kërkon prej tij një ballafaqim në studio me ish- bashkëshorten dhe fëmijët, por Rahmani shprehet se vetëm pas përfundimit të proceseve gjyqësore mund të vijë në studio.

Burimi: tvklan.al

Ju mund të pëlqeni dhe këto