“Ikni se jeni kinezë”, Tinga Wang zbulon paragjykimet e shqiptarëve ndaj kinezëve pas shpërthimit të virusit

Së fundmi në emisionin “Ftesë në 5” ka qenë e ftuar Tinga Wang, një kineze e cila prej 7 vitesh jeton në Shqipëri dhe është martuar me një shqiptar.

Gjatë intervistës, ajo ka folur për paragjykimet që ka marrë nga shqiptarët vetëm sepse është nga Kina. Kjo pas shpërthimit të virusit vdekjeprurës në Kinë.

“Isha në rrugë dhe po ecja, kalojnë një tufë djemsh, një prej tyre sapo më pa mua edhe tha “Uaa kineze, virus”, duke qeshur, u mërzita, pse duhet ta bëjë këtë? Herën e dytë, një gocë sapo më pa mua, vendosi dorën te hunda dhe më shikonte me frikë”, ka treguar ajo e prekur.

“Një herë në Universitetin e Tiranës ku studiohet gjuha kineze, erdhën disa djem dhe thanë “Ikni nga këtu se jeni kinezë” po ashtu dhe fëmijët sa na shohin thonë “oo kinezë kinezë” por fëmijët janë të vegjël dhe nuk kuptojnë gjë, megjithatë s’ndihem mirë’, ka vazhduar Tinga me rrëfimin.

Në fund, ajo ka dhënë një mesazh për të gjithë shqiptarët e shqetësuar. “Ju nuk duhet të keni frikë sepse kinezët në Shqipëri, ka shumë kohë që nuk lëvizin. Ata që kanë ikur s’kanë mundësi të kthehen këtu. Këtu janë të sigurt.” Kinezët kanë ndërmarrë një nismë “Hajde më përqafo, unë jam kinez, jo virus!”

Ju mund të pëlqeni dhe këto