Flower
Flower

I përdorte emoji-t si shenja për të shitur mallin, shqiptari përfundon në pranga

Një shtetas shqiptar është arrestuar në zonën e Viterbos nga karabinierët pasi akuzohet se furnizonte me ko.ka.inë shpërndarësit e vegjël.

Për ta bërë këtë, 32 vjeçari shqiptar përdorte një metodë shumë të pazakontë, ku komunikonte me shpërndarësit nëpërmjet emoji-ve në rrjetet sociale.

Kështu për të porositur 5 gramë ko.ka.inë, përdorej ikona e dorës së hapur dhe në këtë mënyrë, shqiptari arrinte të shiste deri në 50 gramë lëndë të këtij lloji në javë.

Policia i nisi hetimet për shqiptarin që prej verës së kaluar pasi arrestoi tre persona që shisnin ko.ka.inë, ndërsa momentalisht 32 vjeçari ndodhet në paraburgim në Viterbo dhe pritet të dali para drejtësisë.

Burimi: Il Messaggero

Ju mund të pëlqeni dhe këto