I moshuari e kapi me forcë 11 vjeçarin, motra e tij: “Vinte i bërë pis, e joshte me para”

Një video e publikuar nga emisioni “Stop”, ku transmetonte një të moshuar që ngacmonte se.ksualisht një të mitur shokoi opinionin publik shqiptar.

Në këtë video, shihej momenti kur i moshuari abu.zonte me djalin e mitur anës lumit Lana në kryeqytet dhe më pas u shfaq me të, të kapur dorë për dore.

Pe.do.fili 71 vjeçar është arrestuar dhe e ka pranuar se e ka ngacmuar të miturin, i cili është vetëm 11 vjeç, duke e joshur atë me para pasi vinte nga një familje e varfër.

Në një rrëfim për “Klanplus”, motra e 11 vjeçarit është shprehur se që prej momentit kur ra viktimë e 71 vjeçarit, vëllai i saj ka ndryshuar shumë.

 “Ditët e fundit vinte i bërë pis, madje kishte edhe diarre. Qëndronte i mërzitur. E pyesnim se çfarë kishte, por nuk na ka thënë gjë. Ai është vetëm 11 vjeç, ndërsa zotëria me siguri e ka mashtruar me të holla”, ka thënë motra e tij, duke shtuar më tej se janë të varfër dhe s’kanë mundësi ekonomike.

Ju mund të pëlqeni dhe këto