Flower
Flower

I mori jetën të ëmës, djali nuk e pranon fajin dhe ndryshon dëshminë: “Se bëra unë, ajo ra e u godit keq”

Disa ditë më parë, opinioni publik u trondit nga një krim i rëndë në familje, ku 64 vjeçari Nesim Demollari mbyti me duar nënën e tij 84 vjeçare.

Fqinjët deklaruan për mediat se 64 vjeçari ishte i alkoolizuar dhe prej kohësh ushtronte dhunë ndaj mamasë së tij, Nazime Demollarit.

Por, edhe pse policia ka prova se ai e ka dhunuar mamanë dhe e ka goditur me hekur, Nesimi nuk e pranon që e ka vrarë të ëmnë e tij, ndërsa thotë se vdekja e saj është aksidentale.

 Ndodhesha në shtëpi dhe nëna ime u përpoq të ngrihej nga shtrati pasi ishte e sëmurë. Ajo u rrëzua dhe godit keq. U përpoqa ta ndihmoja  dhe e pashë se ajo nuk po jepte shenja jete, as frymë nuk merrte.
Në ato momente telefonova vëllain që jeton në Tiranë.  Isha i trembur nuk dija ç’farë të bëja. Vëllait i kërkova që të lajmëronte njerëzit  dhe të dërgonte dikë pasi mamaja kishte vdekur.  Nuk e vrava unë. Nuk është e vërtetë që ajo vdiq si pasojë e dhunës të ushtruar nga unë.
Ajo u rrëzua dhe gjeti vdekjen aksidentalisht”, është shprehur ai.

U deshën disa dëshmi me rradhë në polici të 64 vjeçarit, për arsye se ai ishte i dehur, ndërsa ekspertiza mjeko-ligjore ka zbuluar hematoma të shumta në pjesën e qafës dhe në trupin e viktimës, të cilat dyshohen se janë bërë nga dhuna që djali ushtronte ndaj mamasë së tij.

Nëna e 5 fëmijëve kishte humbur disa kohë më parë vajzën e saj si pasojë e një sëmundje të pashërueshme, ndërsa kishte zgjedhur të jetonte në Korçë me djalin e saj të divorcuar dhe jo me djemtë e tjerë që i kishte në Tiranë e Greqi.

Ju mund të pëlqeni dhe këto