Flower
Flower

I mori jetën studentes greke, shqiptari habit me versionin e ngjarjes që dëshmon

Aleksandër Luca është shqiptari që akuzohet se në bashkëpunim me shokun e tij grek, Manolis Koukouras, vranë studenten greke Eleni Topaludhi, në Rodos.

Pas disa muajsh heshtje, shqiptari ka folur mbi versionin që shoku i tij grek thotë se vetëm Aleksandri e vrau studenten.

“Unë nuk e di dhe mua nuk më intereson se çfarë thotë greku. Unë kam një avokat”, është shprehur shqiptari. Por një deklaratë e tillë është hedhur poshtë nga babai i viktimës, i cili thotë se të dy ata i morën jetën vajzës së tij.

“E vërteta është e qartë për ne. Ata vepruan bashkë. Tani ju doni të provoni se cili prej tyre e goditi me shufër metalike dhe cili e hodhi atë në det”, u shpreh, John Topaludhi, babai i studentes së vrarë.

Ai këmbëngul që një akti i tillë nuk mund të bëhet vetëm nga një person. Shqiptari dhe greku mbahen në burg për akuzën e vrasjes së studentes, ndërsa nuk kanë asnjë komunikim me njëri-tjetrin.

Aleksandri
Ju mund të pëlqeni dhe këto