Flower
Flower

I mori jetën policit gjatë aksionit në Lazarat, ekstradohet nga SHBA 22 vjeçari

Ditën e sotme, Policia e Shtetit ka bërë të ditur se autori i vra.sjes së efektivit policor Ibrahim Basha në Lazarat, është depërtuar nga SHBA.

Ruhan Hiraj, banues në Lazarat, qëlloi më 24.06.2015, bashkë me disa shtetas të tjerë, një punonjës policie të repartit “Renea”, të cilët ishin brenda automjetit të policisë në vendin e quajtur “Pularia”.

Polici Ibrahim Basha

Njoftimi i policisë:

Rinas

Deportohet nga SHBA-ja, një prej pjesëtarëve të grupit të strukturuar kriminal, ku pas sulmit me armë në qershor të vitit 2015 në Lazarat, mbeti i vrarë punonjësi i Policisë Ibrahim Basha, sot “Dëshmor i Atdheut”, si dhe u plagosën dy efektivë të tjerë të Policisë.

Gjatë paradites së sotme si rezultat i një operacioni të gjatë (1 vjeçar) bashkëpunimi i Interpol Tiranës me Zyrën e Hetimeve Kriminale, pranë Shërbimit Diplomatik të Sigurisë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë (DSS), u bë i mundur deportimi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës drejt vendit tonë, për tu përballur me organet shqiptare të drejtësisë i shtetasit shqiptar:

  • Ruhan Hiraj, 22 vjeç, banues në Lazarat, Gjirokastër.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë në vitin 2018, e ka dënuar këtë shtetas me 15 vjet burg për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të Policisë së Rendit publik me dhunë”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi i armëve luftarake“, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Pjesëmarrja në bandën e armatosur”.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto