I mori jetën kushëririt të gruas, shqiptari rrëfen arsyen pse e goditi me thi.kë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 41 vjeçar shqiptar i ka marrë jetën kushëririt të gruas së tij. Ai e goditi me thikë 38 vjeçarin, i cili ndonëse u transportua direkt për në spital, ndërroi jetë.

Menjëherë policia ka bërë të mundur kapjen e autorit të ngjarjes, 41 vjeçari, i cili kur ka dhënë dëshminë në polici, ka thënë se ishte në gjendje të dehur.

Mësohet se shqiptari kishte pirë alkool kur ka kryer vra.sjen. Ai ishte një person i rregullt, baba i tre fëmijëve dhe kishte shkuar me familjen  me pushime në Greqi. Raportohet se shqiptari dhe viktima po hanin dhe pinin në gjysmë bodrumin e shtëpisë.

Në një moment, ata filluan të konfliktoheshin verbalisht në sy të fëmijëve të vegjël. Autori më pas doli jashtë, mori një thikë dhe qëlloi viktimën. Kur e kuptoi ç’kishte bërë, vra.sësi u përpoq të largohej dhe thi.kën e hodhi në një makinë, e cila ende s’është gjetur.

Sipas Kodit të ri Penal grek, shqiptari mund të dënohet me nga 10 vjet deri në burgim të përjetshëm për këtë krim.

Ju mund të pëlqeni dhe këto