I mori jetën 30 vjeçarit pasi e qëlloi me pistoletë, identifikohet autori i ngjarjes në Pukë

Mbrëmjen e djeshme, një burrë 30 vjeçar ndërroi jetë në spitalin e Shkodrës si pasojë e plagëve të rënda që i ishin shkaktuar nga arma e zjarrit.

Sot, policia ka bërë të ditur se është identifikuar autori i vrasjes, shtetasi Enderis Dodaj, 25 vjeç, i cili ka shkrepur armën dhe nga pakujdesia ka vrarë Petrit Bibën.

Ky i fundit u dërgua me urgjencë në spitalin e Pukës, por për shkak të gjendjes kritike u transferua në spitalin e Shkodrës.

Ju mund të pëlqeni dhe këto