I morën jetën 29 vjeçarit në Dibër, zbardhet masa që ka vendosur gjykata për tre të rinjtë

Një ngjarje e rëndë tronditi Dibrën tre ditë më parë, ku një sherr mes të rinjve solli në vdekjen e 29 vjeçarit Dukat Plaku.

Raportohet se gjykata ka vendosur burgim pa afat për Qazim Plakun, vëllain e viktimës. Të njëjtën masë gjykata ka dhënë dhe për vëllezërit Hysa.

Mësohet se konflikti ka nisur mes vëllait të viktimës, Qazim Plaku 24-vjeç dhe dy vëllezërve, Myrtezan Hysa dhe Jurgen Hysa, dhe në sherr e sipër ka mbetur i vrarë 29-vjeçari Plaku. Dyshimet e policisë janë se të rinjtë kanë qenë nën efektin e alkoolit, në momentin kur ka ndodhur ngjarja.

“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit në fshatin Sllatinë, ku gjatë një konflikti  për motive të dobëta, (konflikt i çastit, pasi kishin konsumuar alkool), në ambjentet e një lokali në fshat, shtetasi Q.P, 24 vjeç,  dyshohet se ka plagosur me thikë shtetasin  M. H, 24 vjeç, dhe ky i fundit,  në bashkëpunim me vëllain e tij,  ka plagosur me sende të forta shtetasin D. P, 29 vjeç,  ku si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital”, njoftoi policia.

Ju mund të pëlqeni dhe këto