Flower
Flower

I la vajzat rrugëve, nëna shqiptare bën deklaratën e papritur: “T’i mbajë burri, jam me tjetrin”

Ditën e sotme, është rikthyer historia e Niko Trinit, i cili disa ditë më parë rrëfeu në emisionin “Me zemër të hapur” se ndodhej në një udhëkryq pasi bashkëshortja ishte larguar duke i marrë një nga katër fëmijët e tyre.

Sot gruaja ka marrë në telefon emisionin, duke thënë se është larguar me të dashurin që njohu në rrjetet sociale dhe meqë ai vet s’ka fëmijë, s’ka pse të mbajë vajzat e saj.

“Kam dy muaj pa i parë vajzat, Niko gjithmonë më kërcënonte dhe më thoshte “k*rvë ik nga shtëpia”. Vajzat i lashë në shkollë dhe ika, mora vetëm vajzën e vogël, pasi e kam akoma në gjoks. Shkaku pse ika ishte vetëm Niko, nuk doja t’i merrja në qafë fëmijët ndaj nuk i mora me vete. Që kur kam ikur rri në Patra, më mban një person me lekë, pasi unë nuk punoj. Unë me këtë person që bashkëjetoj jam njohur në rrjetet sociale. Niko me detyroi që të ikja, më ka quajtur të përdalë. Për tri vajzat më djeg shpirti. Kur hapa gjyqin, Niko u fut në adresën time dhe kërkoi të mbyllet gjyqi, duke i thënë avokatit se “jam Etmonda””, ka thënë Etmonda Drini.

“Ishte me 3 Facebook-e, si kjo nënë me katër fëmijë që flet me 100 vetë. Bashkëjetuesi i saj ishte në burg. Është hera e tretë që i braktis fëmijët”, është shprehur Niko.

“Gjithmonë më rrihte e kërcënonte. 12 vite martesë me Trinin, ai nuk m’i bënte letrat në Greqi, më mbante varur, se kishte frikë që do të ikja. Nuk kam si t’i ndihmoj vajzat, nuk kam punë dhe as lekë. Vajzën që kam me vete e mbaj mirë, se çfaë bën ai me vajzat e tjera nuk e di. Bashkëjetuesi nuk ka fëmijë vetë, si mund të mbajë fëmijët e tjetrit. Niko është njeri që nuk kupton, nuk më kuptonte mua asnjëherë. Gjithmonë dëgjonte motrat e veta, tani le t’i mbajnë ata fëmijët”, i është përgjigjur gruaja.

Por Niko ka thënë se gruaja e tij është përpjekur të trafikonte vajzën e saj dhe mbesën. Këtë akuzë Etmonda e ka mohuar kategorikisht, duke thënë se vjehrri e kishte kërcënuar.

“Dua të gjej punë. I kërkova dhe gocën e tretë Nikoës, që t’i mbanim dy unë e dy ai, por ai fëmijët i ka mësuar shumë keq, me një edukatë shumë të keqe. Nikos turp t’i vijë, sepse unë jam mamaja e fëmijëve të tij. Unë nuk i trafikoj fëmijët e mi. Babai i Nikos më ka rrahur dhe më tha “do të të vras”, ndaj ika me mbesën 10 vjeçe se nuk kisha rrugë tjetër. Mbesa erdhi vetë me mua”, tha më tej ajo.

Ju mund të pëlqeni dhe këto