I është zhdukur djali prej 7 ditësh, prindërit nga Dibra mendojnë më të keqen

Prindërit e Mateo Agës, 21 vjeçarit që rezulton i zhdukur prej 7 ditësh, kanë denoncuar në polici këtë ngjarje. Familja që është nga Maqellara e Dibrës dyshojnë për më të keqen.

 “Dyshojmë se e kanë rrëmbyer djalin. Në 29 nëntor djali shkoi në fshatin Grezhdan. Mateo nuk kishte telefon me vete kur u largua. Shkoi në fshat me makinën e një fqinji” , kanë rrëfyer prindërit të shqetësuar në polici.

Ndërkohë, policia e Dibrës ka raportuar se po punojnë për të gjetur 21 vjeçarin.

Foto ilustruese

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto