Flower
Flower

Humbi jetën pas lindjes, zbulohet shkaku që i mori jetën 25 vjeçares Debrova

Një muaj më parë, 25 vjeçarja Rexhina Debrova humbi jetën vetëm disa çaste pas lindjes së fëmijës së saj në maternitetin e Elbasanit.

Tanimë, mjeku ligjor admir Sinamati, pasi ka marrë në ekspertizë trupin e së resë, është shprehur se në të janë konstatuar plagë operatore në regjionin e poshtëm të barkut dhe veprime të tjera mjekësore.

Nga kqyrja e brendshme, sipas “Panorama.al”, u konstatua plaga operatore cezariane në mitër, shenjat e përgjithshmë të asfiksisë karakterizuar me vazodilatacion, spazme të muskulaturës së lëmuar të rrugëve të frymëmarrjes si dhe reaksion të shtuar grandular të tyre.

Nga ekzaminimi mikroskopik i organeve u konstatua se prania e reaksionit eosinofilik në organe dhe edeme pulmonare akute. Shkaku i vdekjes së shtetases Rexhina Debrova ka qenë embolia amniotike.

Burimi: panorama.al

Ju mund të pëlqeni dhe këto