Humbi 6 fëmijë, historia rrënqethëse e mësueses shqiptare

Gjatë emisionit “Më thuaj një dëshirë”, u transmetua historia trishtuese e mësueses Lumturi Merzheku,  e cila ka dhënë mësim në shumë shkolla dhe është vlerësuar me disa certifikata mirënjohje.

Mësuesja u martua në vitin 1979 dhe dy vite më pas mbeti shtatzanë. Por për fat të keq, ajo e humbi fëmijën 20 ditë pasi lindi.

Lumturia ka përjetuar edhe 5 lindje të tjera të parakohshme, ku fatkeqësisht i ka humbur fëmijët dhe nuk ka arritut të bëhej dot nënë. Ajo momentalisht është në pension dhe jeton me bashkëshortin, ku mbështetja e saj më e madhe kanë qenë familjarët dhe nxënësit.

Kanë qenë pikërisht nxënësit e saj që përmes emisionit “Më thuaj një dëshirë” e kanë surprizuar atë dhe i kanë sjellë një buzëqeshje në fytyrë, duke e konsideruar si një nënë të dytë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto