Hoxha i premtoi se do linte gruan e vajzën për të, shqiptarja shkon dhe bën gjëmën ndaj tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Mitrovicë, ku një Hoxhë ka denoncuar në polici se është kërcënuar me armë nga një vajzë.

Ai është shprehur se një 28 vjeçare e ka kanosur me armë. Pasi policia ka gjetur në vendngjarje një gëzhojë, është arrestuar e dyshuara me inicale S.T, 28 vjeçe dhe arma që ka përdorur.

Ajo është duke u hetuar për veprën penale “Kanosje” dhe “Përdorim i armës”, ndërsa është ndaluar për 48 orë.

Hoxha i martuar dhe me dy fëmijë ka thënë se është gjuajtur me armë nga një grua. Ai i kishte premtuar asaj që do të ndahej nga gruaja dhe do të martohej me të.

Vajza në fjalë e ka gjuajtur Hoxhën afër shtëpisë së tij, kur kishte vajtur për t’u përballur me të, pasi ai nuk e mbajti premtimin.

Ju mund të pëlqeni dhe këto