Historia prekëse/ 14-vjeçarja natën qep këpucë dhe ditën shkon në shkollë

Gjatë rubrikës “Ka një mesazh për ty” ka qenë e ftuar Eriselda, e cila ka rrëfyer se është rritur në varfëri dhe që 11 vjeçe ka nisur të punojë. Ajo bashkë me të ëmën dhe motrat e vogla kanë qenë këpucë në shtëpi për vetëm 240 lekë të vjetra.

Eriselda: Që në 11 vjeç kam vazhduar të qep këpucë në shtëpi që vazhdoj e bëj e sot.

Ardit Gjebrea: Si i qep?

Eriselda: Me gjilpërë. Gishtat e mi të shpuar nga gjilpëra. Mami kur erdhëm në Bathorë u punësua në një fabrikë këpucës për gati 5 vite, pastaj ishte shtatzënë me motrën e vogël. Motra e vogël është bërë 2 vjeç dhe mami donte të niste sërish punë në fabrikë por nuk e pranuan për shkak të pandemisë. Mami filloi të qante sepse pa punë. Qepim këpucë në shtëpi, unë mami dhe dy motrat.

Ardit Gjebrea: Sa kushton të qepësh një palë këpucë?

Eriselda: 240 lekë t vjetra.

Ardit Gjebrea: Si ia bën për të mësuar?

Eriselda: Për të mësuar nuk kam shumë kohë, por maksimumi 1 orë.

Ardit Gjebrea: Po ti je dhe nxënëse e mirë. Pra ti shkon në shkollë, mëson, qep këpucë, sa orë fle?

Eriselda: Varet, nëse kemi shumë këpucë duhet të punojmë gjithë natën që t’i dorëzojmë.

Ardit Gjebrea: Sa këpucë mund të bëni?

Eriselda: Unë bëj 13 palë, bashkë me mamin dhe motrat deri në 30 palë. Gjatë karantinës kemi mbledhur bimë mjekësore që i kemi shitur 400 lekë të vjetra kilen.

Eriselda shprehet se nuk ka kohë të studiuar dhe do dëshironte shumë të kishte. Ajo tregon se e ka thirrur mamin e saj sot sepse shumë njerëz e lëndojnë kur i thonë që ke 4 vajza dhe një ditë ato do ikin dhe do ngelesh vetëm. Ajo mërzitet dhe qan, por Eriselda dëshiron t’i thotë që ka 4 vajza dhe kurrë nuk do e lënë atë vetëm.

Burimi: tvklan.al

Ju mund të pëlqeni dhe këto