“Hidhini benzinë dhe digjeni, ma pushka.toni”, flasin prindërit e të riut që i mori jetën gruas dhe e hodhi në rezervuar

Syrja Zotaj dhe gruaja e tij kanë 6 fëmijë. Ata janë prindërit e Ervisit, që akuzohet se ka marrë pjesë në dhunimin dhe hedhjen në rezervuar të Drita Saliajt, një ngjarje që ndodhi 5 ditë më parë në fshatin Gjerbë, Mallakastër.

Të përlotur, ata kanë thënë se djalin e tyre duan ta shohin të vde.kur, ndërsa kanë shtuar se kërkojnë dënim maksimal për të birin e tyre.

Familja Zotaj kanë thënë fjalë shumë të mira për viktimën. Ata janë shprehur se ajo ishte një nënë e vuajtur që bënte më të mirën për familjen e saj.

 “I lutem shtetit që të marrë masat më të ashpra, ose ta sjellë në Gjerbës ta vrasë me duart e mia. Policia ka ardhur te shtëpia dhe na ka gjetur në gjumë, më pyetën për djalin, dhe ju thashë që nuk e dija. ‘’Gjejeni dhe merren”, u thashë, çuni kishte vajtur për të fjetur te shtëpia e një kushëririt tim që rri në Greqi”, tregon babai i Ervisit.

Ishte si i tërbuar, bukën nuk ma hante, dua që ta malaksni me benzinë dhe të ma digjni. Ne jemi rritur me të, ishte grua shumë e mirë, e kam uruar për vitin e ri. Nuk e dua më djalin pasi ka bërë atë veprim, dua të ma pushkatoni në vend.  Kam marrë dhe vajzën në telefon dhe i kam thënë që Visi nuk është mirë, në datën 10 erdhi nga Greqia, se punonte andej. Luisin e njohim, kemi pasur marrëdhënie të mira dhe me ta. Për ne janë njerëz shumë të lartë shumë të mirë”, ka thënë mamaja e tij.

Gjithashtu, prindërit e tij kanë shtuar se s’do t’i dalin në mbrojtje djalit dhe nuk do t’i gjejnë as avokat.

“Unë dua të pushkatohet në Gjerbës, nuk e dua, e kemi rritur me lakra, jemi këputur, i kemi duart për ibret, i lutem qeverisë të ma bjenë dhe ta vrasë me dorën time. Kemi katër djem dhe 3 vajza, tani kam 6, e kam bërë hasha. Të ma sjellin tani këtu, dhe po nuk e vrava, jam burrë i pander. Ai më ka borxh mua kokën, do i them atij zotërisë që të më vrasë mua. Kaq jemi bërë, që të më vrasë ai mua dhe të mbyllet”, shprehet Syrja Zotaj.

Nga ana tjetër të pyetur nga gazetarët nëse i frikësohen një hakmarrje nga familja e Drita Saliajt, çifti Zotaj shprehet se nuk kanë marrë ndonjë kërcënim, ndërsa shtojnë se nuk i kanë lejuar që të marrin pjesë në varrimin e të ndjerës.

“Unë i shkoj atje vetë që të më vrasë, më tutje nuk di unë se nuk kam shkollë”, përfundon Syrja Zotaj. Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “burg pa afat” për tre të rinjtë.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto