Hapet “Mësonjëtorja” shqipe në Cremona të Italisë, fëmijët mësojnë gjuhën amtare

Në Cremona të Italisë fëmijët do të mësojnë për herë të parë shqip! Lajmin e ka dhënë Komuniteti Shqiptar i qytetit verior, i cili me anë të një njoftimi rrëfen se emri i shkollës ku do të mësohet gjuha amtare do të jetë “Mësonjëtorja” dhe se sot do të bëhet inaugurimi i saj në ambientet e shoqatës La citta dell’ umo”.

Ashtu sikurse “Mësonjëtorja” e parë shqipe në Korçë edhe ajo në Cremona kanë një qëllim, mësimin shkrimin i gjuhës amtare për të mos humbur gjurmët e saj. E këtë herë fëmijët shqiptarë që jetojnë në Itali do ta kenë këtë fat.

“Komuniteti Shqiptar në  Cremona feston: Të shtunën 28 shtator 2019, ora 15:00 hapjen e shkollës së parë shqipe për fëmijë “Mësonjëtorja” në Cremona, në via Legione Ceccoperi nr 21/23 (Borgo Loreto) në ambientet e shoqatës La citta dell’ umo”. Ju falenderojmë paraprakisht për pjesëmarrjen tuaj. Nismëtarët/ Strafi drejtues/ Komuniteti”, shkruhet në njoftimin e Komunitetit Shqiptar në Cremona.

Gazeta lokale e qytetit “La Provinca Di Cremona” i ka dedikuar një hapësirë mes faqeve të saj hapjes dhe inaugurimit të “Mësonjëtores” duke e cilësuar hapjen e shkollës si një rikthim të identitetit të humbur.

Ju mund të pëlqeni dhe këto