“Haçiko shqiptar”, pamje prekëse, qeni i ish boksierit që humbi jetën nga koronavirusi pret ende të zotin

Një nga viktimat e koronavirusit në vendin tonë ishte ish boksieri shqiptar, Skënder Kurti, që humbi jetën pasi disa ditësh qëndrimi në terapi intensive.

Së fundmi, miku i tij, Murat Basha, ka publikuar një foto emocionuese ku shihet qeni i të ndjerit që me sytë nga shkallët, pret ende t’i dalë i zoti. Miku i Kurtit shkruan se i ndjeri e kishte gjetur qenin që të vogël dhe ishte kujdesur për të.

“Kuqi, Haçiko ynë.

Kuqi është qeni i Ner Kurtit. E gjeti të vogël fare, nuk kishte vend në apartament, por e mbante dhe ushqente aty në lagje. I fortë, luftëtar, inteligjent, besnik po e po, shpejt Kuqi u bë i dashur me të gjithë, që me dëshirë i jepnin diçka për ta ushqyer. Gjithë kohës ndejti mbrapa spitalit te Neri. Sapo e pashë përsëri. Rri dhe pret me sytë ngulur nga shkalla e Ner Kurtit. Jo vetëm Haçiko është legjendë, por edhe Kuqi…”, shkruan Basha. Ai e ka krahasuar skenën me filmin “Haçiko”, qeni që pret të zotin për vite me rradhë por ai kishte ndërruar jetë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto