Flower
Flower

“Ha thërrime dhe më vjen turp”, Zana e djali i saj rrënqethin me historinë e dhimbshme

Në qytetin e Fierit, jeton një nënë dhe djali i saj jetim, pasi burri i familjes humbi jetën si pasojë e një ataku në zemër.

Zana 52 vjeçe jeton vetëm me 41 mijë lekë të vjetra ndihmë ekonomike dhe mbledh bidona nëpër kazanë e kosha.

“Pres sa të ikin njerëzit nga koshat dhe pastaj i marr bidonët se kam turp kur më shikojnë. E kam shumë të vështirë të jem edhe nëne dhe baba për fëmijën. Këtu në këto shtëpi kam ardhur në 2010, ka lagështirë dhe myk fëmijët më sëmuren”, shprehet Zana.

“I them mamit, kur do ta marrim një shtëpi? Më thotë nuk kemi të ardhura, kur kam uri i kërkoj mamit ajo më thotë nuk kam”, thotë djali i vogël.

“Kur mbetem pa bukë e bëj thërrime, kisha turp ta haja edhe në Ramazan. Më vinte turp kur më shikonin”, thotë Zana.

“Mami unë do të ndihmoj, ti mos qaj”, i thotë djali së ëmës, e cila paguan për qiranë 60 mijë lekë dhe paratë nuk i dalin që të ushqehet.

Ju mund të pëlqeni dhe këto