Flower
Flower

Vrau gruan në gjakëftohtësi, gardisti zbulon arsyen : “Më tradhtonte, më vjen keq për…”

Alket Arapaj është burri 44 vjeç me profesion gardist, që qëlloi për vdekje me armën e punës gruan e tij mëngjesin e sotëm në Tiranë.

Pasi është arrestuar nga policia, gardisti është shprehur se shkak për vrasjen u bë fakti se ai kishte kuptuar kohët e fundit se ajo e tradhtonte.

 “Gruaja më tradhtonte prandaj e vrava. Kohë e fundit ishin shtuar dyshimet për tradhëti. Më vjen keq për vajzën, jam familjar i rregullt”, mësohet të ketë thënë Arapaj sipas newsbomb.al.

Ervilma Seferaj është gruaja 36 vjeçe që humbi jetën sot, ndërsa çifti ka edhe një vajzë 3 vjeçe, e cila është dërguar menjëherë tek familjarët e viktimës në shtëpinë që kanë në një fshat të Tiranës.

Ju mund të pëlqeni dhe këto