Grabisnin shtëpitë kur pronarët ishin në gjumë, arrestohen 12 ‘skifterat’ shqiptarë në Itali

Policia italiane ka arrestuar 12 shqiptarë, të cilët akuzohen se kanë grabitur një numër të madh apartamentesh në zona të ndryshme të Italisë.

Sipas mediave italiane, të arrestuarit janë të moshave 20-47 vjeç, ndërsa arrestimi i tyre u bë në Firence. 11 persona janë burgosur në qeli, ndërsa një prej tyre ëshët lënë në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Shqiptarët kanë arritur që të vjedhin brenda një kohe të shkurtër, plot 29 banesa, në kohën kur pronarët ishin në gjumë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto