Gjesti emocionues i 43 vjeçarit nga Kavaja që u shua nga koronavirusi: “Dhuroi dyshekë, kondicionerë për spitalin”

Përparim Daiu, drejtori i Spitalit të Kavajës, ka bërë një postim prekës për 43 vjeçarin që humbi jetën dje nga koronavirusi.

Daiu ka thënë se Nebiu ishte një njeri plot jetë dhe shumë bamirës. Në një postim në rrjetet sociale, Daiu u shpreh se viktima kishte dhuruar dyshekë, kondicionerë dhe dhomë lojërash për pediatrinë e spitalit të Kavajës.

“Nebi 1 djale flori i qeshur dhe me 1 zemer te madhe na la…Na la pa fjale me plot dhimbje se nuk e meritonte te ikte kaq shpejt por Zoti eshte i madherishem dhe i dine vete me mire se c’ben. Ii mer te miret shpejt qe t’i kete prane. Ndjej ligeshtim ne shpirt sepse ai ishte plot force per te ndihmuar te tjeret per te kontribuar ne cdo gje qe ta bente me te lehte gjithcka kurdohere qe i jepej mundesia ashtu sic la per Spitalin e Kavajes dhe me saktesisht pediatrine me arredimin me perde dysheke te rinj me vendosjen ne cdo dhome te kondicionereve dhe paisjen e 1 dhome te vecante me lodra femijesh duke me thene e bej per qytetin tim per femijet tane te lutem sdua qe te me permendesh emrin…Por ja tani nuk mundesha qe mos ta nxirrja emrin…Per emrin qe ke lene e per gjithcka ke bere per shoket miqte te aferm ke bere dicka qe ky qytet e cdo prind do te kujtoje…per ne miqte e tu do ngelesh gjithmone Nebi cuni flori me zemer te madhe. Shpirti yt qofte i xhehnetit”, ka qenë postimi i drejtorit të spitalit.

Ju mund të pëlqeni dhe këto