Flower
Flower

Gjendet 12 vjeçarja e zhdukur në Durrës, ja ku u zbulua ajo

Ditën e djeshme, një vajzë 12 vjeçare u raportua e zhdukur nga prindërit e saj në Durrës, ndërsa sot ajo është zbuluar nga policia.

Policia e Durrësit ka arritur që ta gjejë vajzën tek Pallati i Sportit në Durrës, ndërsa pritet që ajo të merret në pyetje nga psikologu mbi arsyet e largimit nga banesa.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me largimin nga banesa të vajzës së mitur 12 vjeçare, Policia bën me dije se rreth orës 15:30, vajza është gjetur tek Pallati i Sportit , Durrës , në gjendje të mirë shëndetësore.

Vajza është shoqëruar në ambientet e Komisariatit , ku në praninë e psikologes dhe familjarëve po pyetet për arsyet e largimit nga banesa.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës falënderon median dhe qytetarët për bashkëpunimin.

Ju mund të pëlqeni dhe këto