Gardisti i merr jetën gruas me armën e shërbimit, fqinjët: “Ata ishin praktikues të fesë…”

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit në zonën e Allias në Tiranë, ku një punonjës i Gardës së Republikës ka vrarë gruan e tij me armën e shërbimit.

Alket Arapaj, 44 vjeç, ka vrarë gruan e tij, Ervilma Seferaj, 36 vjeçe, duke e qëlluar atë tre herë dhe e ka lënë të vdekur në vend.

Kanë qenë fqinjët që kanë lajmëruar policinë pasi kanë dëgjuar të shtënat me armë zjarri dhe kanë parë fëmijën të qajë, ndërsa 44 vjeçari është arrestuar nga policia poshtë pallatit të tij.

Pallati i ciftit

Çifti kanë një fëmijë, ndërsa ende nuk është zbardhur shkaku që solli këtë ngjarje të rëndë. Në rrethin shoqëror dhe familjar, gardisti njihet si një person i sjellshëm dhe praktikues i fesë islame, ndërsa gruaja e tij ishte i mbuluar.

Nga ana tjetër, fqinjët e familjes Arapas janë shprehur të tronditur nga kjo ngjarje e rëndë, ku një prej tyre ka thënë:  “Unë kam 50-vjet që jetoj këtu, edhe ata jetonin këtu. Nëna dhe i ati kanë ikur te djali tjetër dhe vinin në mars. Nusja dilte dhe mbushte ujë, e shikoja shpesh. Djali shkonte në punë. Kanë një vajzë 3-vjeçe. Është një ngjarje e paparë. Më vjen shumë keq, jemi të tronditur”.

Ndërsa një tjetër fqinje shton se “Ata janë familje shumë e mirë, edhe ai dhe e shoqja shumë të mirë. Njerëz me fe, pasi faleshin. Jemi habitur kur jemi zgjuar. Brenda në familje nuk e di, por nuk kemi dëgjuar për grindje. Nuk e di, do të ketë qenë ndonjë moment….pa dashje, gabimisht, pasi nuk ka mundësi që ai njeri kaq i mirë të vriste”.

Ju mund të pëlqeni dhe këto